Alternativa

Më shumë se kurrë «bota ekonomike» e formon shoqërinë në dobinë e saj. Nën goditjen e krizës bankare e ekonomike, Qeveritë dhe institucionet ndërkombëtare kanë pasur disa «fjalë të forta». Por shpejt, janë kthyer në të zakonshmen «ç’është e mirë për fitimin është e mirë për shoqërinë». E njëjta gjë ndodh me ekologjinë dhe klimën: fjalë shumë e pak angazhime konkrete (Kopenhagë, Kankun). Shfrytëzimi afatshkurtër i njeriut dhe i rezervave natyrale vazhdon, duke keqësuar kështu, kushtet jetësore të shumicës së popullsisë e duke vënë në pikëpyetje mbijetesën e njerëzimit.

Ne pohojmë të kundërtën, nevojat me më përparësi dhe të drejtat e çdo qenie njerëzore dhe të pasardhësve të saj. Kjo është arsyeja për të cilën, ne duam të mbrojmë e të shtrijmë, në të gjitha nivelet, një kontroll demokratik mbi burimet ekzistuese, në infrastrukturat si dhe në kushtet e jetesës dhe të punës.

Asnjëra nga partitë e themeluara në nivel lokal apo në rang kombëtar, nuk mbron me vendosmëri këto parime që ne dëshirojmë t’i vëmë në praktikë në Veve. Kjo është arsyeja që ne jemi të pavarur dhe që pretendojmë të paraqesim mu në mënyrë modeste, ALTERNATIVAT.

Ne mendojmë që politika duhet të jetë një terren i inteligjencës për gratë dhe për burrat dhe jo një terren i sloganeve e i metodave me publicitet. Pra ne ju prezantojmë një program të përbërë nga qëndrimet dhe propozimet për Veve, që ne jemi të angazhuar për ti mbrojtur, nga A në Z.

(21 janvier 2011)

Retour à l'accueil
Haut de page